×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luizi hyn në shtëpinë e ‘BBV3’, cili do të jetë roli i tij në edicionin e radhës?

    Insajderi
    19 December 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari Luiz Ejlli, njëkohësisht edhe ish-banori i ‘Big Brother Vip2’ ka publikuar pamjet e para nga shtëpia e re e ‘BBV3’.

    Përmes një video në Instagram, Ejlli tregon se është futur në ambientet e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Në video ai dëgjohet teksa thotë: “Si thoni, të futem edhe një herë brenda, po s’duan të më lënë të futem. Unë e provova.”

    “Nuk duan të më lënë të futem”, Luizi hyn

    Ndërkohë, kujtojmë se në media është folur se Luizi do të ketë një rol në BBV, por ende nuk është bërë e ditur asgjë.

    Disa ditë më parë, këngëtari u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për rolin që ai mund të ketë. Luizi u shpreh saktësisht: Prisni pra, sa të fillojë! A rri unë pa bërë gjë!? Është thënë që syri në logo është ai i Luizit dhe se ai mund të jetë edhe vëllai i madh.

    Kujtojmë se Luizi do të bëhet edhe baba i një vajze me partneren e tij, moderatoren Kiara Tito, ku lajmin e ka bërë të ditur me anë të një këngë dedikuar vogëlushes.

    “Nuk duan të më lënë të futem”, Luizi hyn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark