×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luizi ia kthen keq Ermalit pasi tha se për të se është aktor më i mirë se këngëtar

    Insajderi
    02 January 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një program televiziv ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike.

    Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit.

    Ky i fundit ishte i ftuar në të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

    “Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit, ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pash njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”– ia ktheu Luizi po me ironi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark