×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Luizi nxjerr pistoletën dhe qëllon në sy të policisë, skena nga filmi ku luan edhe aktori kosovar

    Insajderi
    31 August 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

    Ditën e sotme, ai ka publikuar një video teksa shfaqet duke ecur drejt një individi e duke i drejtuar atij pistoletën në sy të policisë. E thënë kështu ngjarja duket e tmershme, ama video është filmuar gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, me kolegun e tij nga Kosova, Ylber Bardhi.

    Filmi do shfaqet për publikun në kinema në muajin tetor.

    “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark