×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Luka Modriç shfryhet ndaj arbitrit italian: Ishte tmerr!

    Insajderi
    14 December 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ylli” në perëndim i kombëtares kroate, Luka Modric, nuk u përmbajt në kritika ndaj arbitrimit të italianit Daniele Orsato në fund të ndeshjes me Argjentinën, për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

    “Ishim mirë deri te momenti i penalltisë, që për mua nuk ishte. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj.

    Ai është një nga arbitrat më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar shumë herë ndeshje ku kam luajtur dhe nuk e mbaj mend mirë. Ky gjyqtar është një fatkeqësi”, ka shfryrë mesfushori e Real Madridit.

    Mesfushori, pasi uroi Argjentinën për kualifikimin në finale tha se duhet përqendruar vëmendja për finalen e vendit të tretë.

    “Na vrau penalltia. Tani do të rikuperojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e vendit të tretë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark