×
  • Showbiz
  • Show

    Luksi në nivel – këta janë VIP’at që blenë veturat më të shtrenjta gjatë 2023-tës

    Insajderi
    02 January 2024 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa nga artistët më të njohur shqiptarë njihen jo vetëm për hitet muzikore, por edhe për jetën luksoze që bëjnë. Shumë këngëtarë karakterizohen edhe nga pasioni për makinat. Madje disa prej tyre bëjnë edhe garë se kush ka makinën më të re apo më të shtrenjtë. Por cilët janë artistët që e përfunduan vitin 2023 me vetura të reja?

    Gazeta Insajderi

    Mozzik dhe Getinjo – Nuk ka dyshim se janë vëllezërit më të komentuar në showbizin shqiptar. Ndonëse kanë bërë karrierë të gjatë e përplot hite, ata tashmë falë kësaj, gëzojnë edhe një jetë luksoze.

    Dyshja e famshme posedojnë një koleksion makinash, të cilat i kanë prezantuar shpesh herë përmes rrjeteve sociale. Në nëntor të vitit që lëmë pas, Mozzik dhe Getinjo kanë blerë një tjetër të re, Rolls Royce Culinan 2023.

    Duke mos u mjaftuar me kaq, vetëm pas një muaji, Mozzik kishte njoftuar se ka blerë ‘Maybach’ të serisë 680 të vitit 2023. Sipas një navigimi në internet, mësohet se çmimi i këtij prodhimi të markës së veturave ‘Mercedes’ është 229 mijë dollarë apo 209 mijë euro.

    Dafina Zeqiri – Këngëtares së njohur shqiptare, Dafina Zeqirt duket se të ardhurat e mira nga muzika i kanë mundësuar që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze, pasi që vetëm gjatë 2023 ka blerë tri vetura të reja. Në qershor, Dafina bleu një veturë të tipit GLS Maybach 600, pordhim i vitit 2023. Vetura në fjalë kap çmimin e 250 mijë eurove.

    Vetëm dy muaj më vonë këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” ka blerë dy vetura tjera, të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”. Çmimi i të parës fillon nga 106 mijë euro e përpjetë, gjersa e dyta ka një çmim fillestar prej 220 mijë eurosh.

    Butrint Imeri – Këngëtari Butrint Imeri ka shënuar suksese e hite të një pas njëshme gjatë 2023-tës.

    Në janar të vitit 2023 Butrinti kishte blerë makinë të re të tipit ‘Rolls-Royce’, që kap vlerën e mijëra eurove.

    Luiz Ejlli – I famshmi Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania, përpos muzikës ai është edhe marakli i veturave luksoze.

    Në shtator ai ka bërë të ditur se ka blerë makinën e re të tipit Benz. ”Më në fund e bleva makinën e re”, kishte shkruar Luizi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark