×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Luljeta Pula do ta shkruaj një libër për helmimet e vitit 1990 në Kosovë

    Insajderi
    20 May 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-politikania dhe intelektualja, Luljeta Pula, do ta shkruaj një libër për helmimet e vitit 1990 në Kosovë. Libri pritet të jetë me të dhënat relevante të kohës. Autorja synon që libri i saj të ndihmojë në padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid edhe në sferën e sulmeve kimike dhe biologjike.

    Sipas ish-veprimtares Pula, krimi asnjëherë nuk vjetërohet dhe një libër i tillë është më së i nevojshëm.  

    Ajo, mes të tjerash, ka kërkuar ndihmën e të gjithë të prekurve nga helmimet e nxënësve në vitin 1990 që të mos hezitojnë për t’ia dëeguar autores të gjitha të dhënat, meqë dëshmitë e tyre do t’ia jepnin autencitetin librit në fjalë.

    Për këtë punë ka njoftuar vetë zonja Pula në profilin e saj në rrjetin social facebook.

    Luljeta Pula ka qenë njëra nga udhëheqëset e Kosovës gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

    Postimi i plotë i znj. Pula:

    Miq të dashur,

    Meqë kam filluar të shkruaj një libër për helmimet e vitit 1990 në Kosovë, me të dhënat relevante të kohës, ju drejtohem me lutje të prekurve nga helmimet, po që se keni mundësi të më dërgoni dëshmitë e juaja të shkruara për përvojen e helmimit. Do të ishte i mirëseardhur edhe çfarëdo dokumenti shtesë relevant, si historia e sëmundjes ose çfarëdo dokumenti tjetër përkatës. Dëshmitë tuaja do t’i jepnin autenticitetin librit dhe vërtetësi të dëshmuar helmimeve, të cilat tanimë janë vërtetuar me ekzaminime mjekësore të shumë autoriteteve mjekësore ndërkombëtare.

    Kam menduar që një libër ta shkruaj në shqip dhe të njëjtin në serbisht për publikun serb. Dua të besoj se ky do të jetë fillimi i mbledhjes së dokumentacionit relevant, që një ditë nga organet tona shtetërore të ngritet padia kundër shtetit jugosllav në Komisionin Ndërkombëtar të Hagës për luftë kimike dhe biologjike për helmimet e nxënësve në Kosovë. Krimi nuk vjetrohet dhe helmimet ishin hyrje në gjenocidin që Serbia do ta bënte më vonë në Kosovë.

    Ju lutem që dëshmitë e juaja nëse mundeni t’i dërgoni në adresën time private në fb.

    Ju faleminderit shumë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark