×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lumi Vjosa zyrtarisht shpallet Park Kombëtarë

    Insajderi
    13 March 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumi Vjosa zyrtarisht është shpallur Park Kombëtarë.

    Vendimi i marrur sot në Këshillin e ministrave të Qeverisë shqiptare e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbardo.

    Ajo ka deklaruar se zona e shpallur “Park Kombëtarë” do të ketë 12 mijë e 727 hektarë.

    Lumi Vjosa

    “Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënsh, Shushicës bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Europë.”, ka thënë Kumbaro.

    Ndryshe, 2 qind e 72 kilometra të këtij lumi gjendet në territorin e Greqisë, dhe 1 qind e 92 kilometra në territorin e Shqipërisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark