×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Lumir Abdixhiku është pjesë e njësisë së Vetëvendosjes në LDK”

    Insajderi
    08 March 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është pjesë e njësisë së Vetëvendosjes në LDK.

    Ai tha se nuk është vetëm Abdixhiku sepse sipas tij ka edhe të tjerë.

    “Unë flas atë që e shoh dhe atë që e kam pa kur kam qenë në kryesi. Dhe unë i kam identifikuar me emër e mbiemër cilët janë njësia e Vetëvendosjes në kryesi të LDK-së. Prej Lumir Abdixhikut, a do tjetër pos Lumirit?!, edhe do tjerë pas tij”, theksoi ai në Tëvë 1.

    Hyseni po ashtu theksoi se ka një grup në LDK që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK.

    “Më vjen keq që LDK-ja ka degradu në këtë çështje kaq shumë, por unë nuk e gjej po përpiqem ta gjej arsyen këto ditë pse, por e vetmja përgjigje që po jap vetvetes është që në LDK ka një grup që janë më shumë Vetëvendosje sesa LDK…janë të ndikuar, janë njëfarë filali i Vetëvendosjes…ka njëfarë mendësie aty të Vetëvendosjes. Nuk mund ta luftosh Vetëvendosjen me metodat e Vetëvendosjes. Duhet të jesh pak më kreativ”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark