×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku mungoi më së shumti në seancat e Kuvendit, ja kush rradhitet pas tij

    Insajderi
    28 December 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas të dhënave nga ky raport, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë.

    Ndërsa, ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë këtij viti prin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me 44 mungesa.

    Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacoli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

    Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

    “Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative. Mungesat e deputetëve: 1585 mungesa të deputetëve, në secilën seancë 23.5% të deputetëve kanë mungu. Deputetët që kanë mungu më shumë: Lumir Abdixhiku 44 mungesa nga 56 seanca. Behxhet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Saranda Bogujevci”, thuhet në raportin e KDI-së.Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës, raporton teve1.

    “Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative. Mungesat e deputetëve: 1585 mungesa të deputetëve, në secilën seancë 23.5% të deputetëve kanë mungu. Deputetët që kanë mungu më shumë: Lumir Abdixhiku 44 mungesa nga 56 seanca. Behxhet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Saranda Bogujevci”, thuhet në raportin e KDI-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark