×
Show / Fashion

Lumturia ‘blihet’ me para

Insajderi
18 February 2019 - 16:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa shumë psikologë botërorë po studiojnë vazhdimisht trurin e njeriut dhe mënyrën në të cilën ai funksionon, ata shpesh dalin me rezultate të habitshme gjatë hulumtimit.

Por, pavarësisht nga të gjitha njohuritë dhe përvojat e mëparshme, ekzistojnë fakte për trurin e njeriut që deri tani nuk janë njohur.

Një studim ka treguar se njerëzit me IQ të lartë nuk kanë nevojë për shumë miq, pasi truri i tyre është i zënë me zgjidhjen e problemeve më serioze. Disa psikologë kanë ardhur te përfundimet që thonë se në pjesë të ndryshme të botës njerëzit me më pak se 30-vjeç kanë më shumë stres, dhe vuajnë nga ankthi dhe depresioni, transmeton KosovaPress.

Ata që vuajnë nga depresioni shpesh thonë se jeta ka humbur të gjitha ngjyrat, dhe kjo deklaratë ka një konfirmim mjekësor.

Shkencëtarët kanë provuar se truri i një personi në depresion bëhet më i ndjeshëm ndaj ngjyrës, andaj ata janë të ekspozuar keq me nuancat dhe intensitetin e ngjyrës.

Një fakt interesant është se të gjithë ata që shpenzojnë shumë kohë duke folur për gjërat që do të bëjnë, nuk bëjnë asgjë për atë që flasin, ndërsa ata që nuk flasin shumë për planet e tyre arrijnë shumë më tepër.

Shkencëtarët kanë gjetur se lumturia, në disa mënyra, ende ka një çmim. Një ndjenjë e tillë lumturie mund të blihet kur paratë që planifikoni i shpenzoni për dikë nga familja juaj ose miqtë e ngushtë. Kur kemi sukses në gëzimin e të tjerëve, ne jemi vetë të lumtur.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark