×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i PDK-së i “jep” infuzion Kurtit

    Insajderi
    07 October 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës që po mbahet sot ka improvizuar një situatë duke ia vendosur kryeministrit Kurti në afërsi të ulëses së tij një infuzion.

    Lushtaku ka thënë se edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion, duke shtuar se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

    “Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark