×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”

    Insajderi
    18 September 2023 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se është në dilemë nëse “Albin Kurti jeton në univers paralel”, apo “ka dozë të lartë humori”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme sepse në atë rast “zhduket opozita”.

    Pas kësaj deklarate shumë deputetë opozitarë kanë reaguar, përfshirë edhe Lushtaku.

    ”Për këtë kryeministër jam në dilemë se i njëjti a jeton në një univers paralel/ka shkalluar apo ka dozë të lartë humori?! Sinqerisht, shteti asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark