Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka vlerësuar se fusha me bari sintetik në stadiumin “Liman Gegaj”, ua ka pamundësuar futbollistëve të tij ta shfaqin më të mirën.
Malisheva dhe Drenica të dielën barazuan me rezultatin 0:0, në ndeshjen e xhiros së 34-rt të Superligës së Kosovës në futboll.
“Ndeshjen ashtu siç e kishim përgatitur, e kemi luajtur në bazë të kundërshtarit që e kemi. Ndoshta fusha në disa situata na ka penalizuar, sepse për Malishevën, kjo fushë është në interes të tyre. Këtu i kryejnë stërvitjet dhe lojët”
“Jam i kënaqur me mënyrën si e kemi nisur ndeshjen, djemtë kanë dhënë gjithçka nga vetja, në të gjitha aspektet. Kemi pasur disa raste, por në këto ndeshje, presioni është te lojtarët. Ju kam thënë që ta marrin ndeshjen me sportivitet dhe të mos i ikim stilit tonë të lojës. Na mungoi vetëm goli. Është dashur të kemi guxim dhe të jemi më agresiv. Por, Malishevën e përgëzoj sepse ka bërë paraqitje të mirë”, është shprehur Lushtaku pas ndeshjes” – tha Lushtaku.