×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lushtaku: Për inati të Thaçit, Kurti e ndali projektin e ujit për Drenicën, kështu nuk veproi as Serbia

    Insajderi
    16 November 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në lloç.

    Duke folur për projekt buxhetin e vitit 2024, Lushtaku rikujtoi duke qenë i bindur se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës i është ndalë projekti më strategjik i ujësjellësit.

    Kjo nuk ka ndodhur sipas tij as në kohën e Serbisë.

    Megjithatë z. Lushtaku pohon se e ka një shpjegim pse ndodh kjo nga Kurti. “Për inat të Hashim Thaçit, vetëm pse ai është nga këtu”, është i bindur nënkryetari i Skenderajt.

    “Jam praktik, pragmatik, më së paku merret me politikë, unë nuk jam politikan. Deri në dy të natës nuk e mbylli telefonin, merrem me halle të njerëzve. Ka shumë raste që iu kam ndihmu por nuk kam qejf t’i përmendi. Iu kam ndihmu aq shumë njerëzve sa që nuk i mbaj në mend. Në Skenderaj është punuar shumë që nga paslufta, shumë, shumë. Në kohën e Serbisë, Drenica ka qenë e dënuar, nuk është bërë asgjë. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës edhe sot ende kanë dëshirë me na pa në lloç. Me urdhër të kryeministrit Kurti na është ndal projekti i ujit, as në kohën e Serbisë nuk na është uji e rryma. Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po na diskriminon. Njëjtë bëri edhe Serbia. Kurtoviq po diskriminon, theksoi Sami Lushtaku për Kosovalive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark