×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lushtaku: Qeveria nuk e vlerëson kontributin e UÇK-së

    Insajderi
    14 July 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku pas përplasjes së djeshme në Kuvend ka falenderëuar të gjithë ata që e kanë mbështetur për ngjarjen e djeshme.

    Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti nuk e vlerëson kontributin e UÇK-së.

    “Këta nuk e vlerësojnë kontributin e UÇK-së, përdhosin veteranët, familjet e dëshmorëve, nuk ofrojnë zgjidhje për problemet reale, nuk punojnë, fusin frikë në administratën shtetërore dhe ua bëjnë jetën e pa rehatshme në mënyrë që ata t’i lëshojnë vendet e punës që më pas t’i zëvendësojnë me militantët e tyre partiak, sektorin privat duan ta zhdukin nga veprimtaria ekonomike, pastaj intrigojnë dhe mashtrojnë qytetarët kinse po mbrojnë sovranitetin mirëpo në realitet i shërbejnë vetëm Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Lushtaku.

    Sipas Lushtakut asnjëherë më parë pozicioni i Kosovës nuk ka qenë më i brishtë në arenën ndërkombëtare.

    “Në arenën ndërkombëtare asnjëherë më parë pozicioni i Kosovës nuk ka qenë më i brishtë, mirëpo e rëndësishme për ta është që pozicioni dhe koordinimi i tyre të jetë i mirë me Milan Radojçiq – ndërmjetësuesin e Vuçiqit”, është shprehur Lushtaku.

    Tutje ai ka bërë thirrje që populli të zgjohet dhe ti thotë stop Qeverisë.

    “I GJITHË POPULLI MË MASOVISHT SE KURRË DUHET TË ZGJOHET DHE T’I THOTË STOP QEVERISË ZDRAVO – QEVERISË NOSTALGJIKE TË JUGOSLLAVISË!”, ka shkruar deputeti nga radhët e PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark