Në mëngjesin e sotëm mediet shqiptare kanë raportuar se mesfushori brazilian i Drenicës, Denisson Silva ka filluar stërvitjet me klubin e njohur shqiptar, Dinamo e Tiranës, shkruan Insporti.com.
Megjithatë për momentin këto janë vetëm spekulime, pasi trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka mohuar një gjë të tillë, duke e konfirmuar për “Insportin” se futbollisti në fjalë ka kontratë edhe për gjashtë muaj.
“Nuk mundet të largohet. Ka edhe gjashtë (6) muaj kontratë me Drenicën”, ka deklaruar Lushtaku për Insportin.
Denisson, 24-vjeçar, këtë sezon ka shkëlyer me fanellën kuqezi duke qenë ndër futbollistë më të mirë të Superligës.
Ai në 15 paraqitje në BKT Superligën e Kosovës ka shënuar pesë gola.
Denisson para se të transferohej vitin e kaluar te Drenica, ka qenë pjesë e klubit portugez, Braga B dhe Itabaiana./Insporti.com/