×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lutfi Haziri: LDK u sulmua me fushatë ‘sondazhi’ pas një jave punë të jashtëzakonshme për tenderët njëburimor

    Insajderi
    06 April 2024 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të fundit të disa sondazheve. Ai ka thënë se ky sulm vjen pas një jave pune të jashtëzakonshme për tenderët njëburimor.

    Më tutje ai tha se do të punojnë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndalur.

    “Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për  Kosovën!”, ka shkruar Haziri ne “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark