“Lutfi Haziri nuk i ka shpik hilet i zotëron ato” – Gërvalla e quan dallavergji dhe dyfytyrësh   – Insajderi
×
Fokus 1

“Lutfi Haziri nuk i ka shpik hilet i zotëron ato” – Gërvalla e quan dallavergji dhe dyfytyrësh  

Insajderi
07 October 2019 - 19:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla ka komentuar rezultatin e votave të zgjedhjeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në qytetin e Gjilanit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka kritikuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin duke i thënë se a ka kuptuar mesazhin që ia kanë dhënë dje votuesit, raporton Gazeta Insajderi.

“Gjilan: VV 39,7% LDK 27,15%. A thua e ka kuptuar Lutfi Haziri mesazhin që ia dhanë dje votuesit tradicional të Gjilanit? Apo ka nevojë me dal dikush e me ia shpjegu?”, ka shkruar Gërvalla.

Ndër tjera Gërvalla e ka quajtur edhe dyftyrësh Hazirin duke thënë se hilet nuk i ka shpik Haziri mirëpo i zotëron me virtuozitet.

“Hilet dhe prapaskenat vërtet nuk i ka shpik Luta, ama i zotëron me virtuozitet. E votuesi thjesht është lodhur me dallavere dhe dyftyrësi!”, ka shkruar Gërvalla.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet nacionale ku fituese deri më tani po del të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kjo parti ka marr edhe nëntë komuna, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Gjilanit, e cila njihet si një nga bastionet e LDK-së. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark