Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing të T7, ka treguar se si presidenti Ibrahim Rugova i kishte thënë Hazirit të mos punojë në mënyrë që edhe të tjerët të punojnë pak.
“Rugova më thoshte të lutem mos puno sepse edhe të tjerët duhet të fitojnë pak”, është shprehur Haziri.
“Kjo sepse sondazhet ndërkombëtare neve na thoshin se LDK’ja humbte në mënyrë drastike në zgjedhje lokale”.
“Ne nuk e kemi ndërruar orientimin perëndimor të politikbërjes”.
Nënkryetari i LDK-së ka përmendur rastin e parë kur Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Ibrahim Rugovës, e cila ka qenë dita e vdekjes së tij.
“Ata kanë qenë opozitë. Në mëngjesin e 21 janarit, nuk ka kaluar as 1 orë na ka kontaktuar zyra e PDK-së dhe kanë kërkuar që t’ju lejojmë që të bëjnë homazhe në shtëpi, arkivolit, lidershipit të PDK-së, unë i kam pyt kush është në lidership të PDK-së, ata më thanë se është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e zotri Kuçi. Unë kam thënë që duhet ta pyesim edhe familjen e vet, bashkëpunëtorët e vetë se si dhe në çfarë forme mund ta organizojmë këtë çështje, a pranojnë apo nuk pranojnë, pasi është çështje që u dasht me u diskutu.
Brenda qeverisë i kemi bërë konsultimet e para. Në fund familja e ka dhënë fjalën e vetë, ata kanë thënë se sa i përket atyre, ata munden me ardhë dhe me bo homazhe dhe ne kemi leju.
Por prej momentit që kanë hy në rresht me kalu edhe deri në momentin që kanë dalë ka qenë situatë e sikletshme”, tha Haziri.
Nënkryetari i LDK’së, tregoi edhe për zhvillimet politike gjatë viteve 1990. Ai thotë se kur dolën ish-të burgosurit politik nga LDK, ata shkuan tek Rexhep Qosja dhe formuan një parti.