×
  • Lajme
  • Insajderi

    LVV me videon e radhës përmend terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve e Sami Lushtakut

    Insajderi
    10 October 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas videos me “shkatërruesit e shtetit të Kosovës” Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video tjetër, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore, shkruan Insajderi

    Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

    Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.

    Sipas LVV-së përmes këtyre personave pasuria shtetërore u barte tek familjet e fuqishme.

    “Ju kujtohet se si një deputete pat fituar Terminal doganor në këmbim të votimit të një presidenti një fat të ngjashëm kanë pasur terminalet tjera të privatizuara. Pra, Terminali i Margarita Kadriut. Terminali i djemve të Isa Mustafës, Terminali i Sami Lushtakut, Terminali i Devollëve e këso terminale që e kanë bartë pasurinë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme”, thuhet në video përcjell Insajderi.

    Sipas tyre, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve.

    E Qeveria Kurti ka filluar “kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”.

    “Britmat dhe piskamat e tyre janë për pushtetin që e kishin e jo për shtetin”, thuhet në videon e LVV-së.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark