×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ma gjeni një zyrtar të VV-së në ministri”, si gënjeu ministrja Hajdari për punësimet në MINT – ja emrat e dy anëtarëve

    Insajderi
    03 April 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u prek fortë kur iu tha se ka punësime partiake brenda ministrisë që ajo udhëheq. Fakt, të cilin ajo e mohoi duke e kërkuar t’i gjeje një, veç një, zyrtar që është aktivist i Vetëvendosjes. Insajderi ka mësuar se jo një, por dy zyrtarë të Vetëvendosjes janë shpërblyer me punësime. Pozita të rëndësishme në kuadër të MINT.

    Gazeta Insajderi nga burime të mirë-informuara brenda MINT, ka kuptuar se Elma Krasniqi, ish-asistentja ekzekutive e Albulena Haxhiut në Ministrinë e Drejtësisë dhe Adnan Reka asmableist  i Vetëvendosjes në Kaçanik janë punësuar si Inspektorë të Tregut.

    Sipas burime të Insajderi, dyshja Krasniqi dhe Reka të lidhur me partinë në pushtet kanë nisur punën nga ky muaj.

    “Mos zbatoni pasqyrën ose psikologjinë e pasqyrës sepse ka ndodhur më herët, ka pasur kur politika është përfshi në shërbimet civil, ka pasur kur politika është përfshi në punësimin e zyrtarëve në ministri dhe ju lutem ma gjeni një zyrtar që është aktivist i Vetëvendosjes ose akterë që ka lobuar për Vetëvendosjen, i punësuar në MINT”, deklaroi ministrja në konferencën e 27 marsit.

    Për këto punësime në MINT, Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga ministrja Hajdari duke i bërë me dije se kemi gjetur, jo një por dy zyrtarë të VV-së që u rehatuan në MINT.

    Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, përkundër insistimit të gazetës.

    Theksojmë se nepotizmi ka qenë njëra ndër kritikat më të shprehuar të Vetëvendosjes sa ishte në opozitë ndaj pushtetit. Madje, virale kishte shkuar edhe një deklaratë e atëkohë kandidatit për kryeministër, Albin Kurti teksa thoshte se të afërmit, familjarët e kusherinjtë janë për dasma e ahengje e jo për punësime.

    Kurti premtonte se në qeverisjen e tij nuk do të kishte punësime partiake e familjare, por që ndodhi e kundërta.

    Para 8 muajve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), hapi konkurs për punësimin e 27 inspektorëve të tregut.

    Sipas MINT-it, ata do të rrisin mbikqyrjen e tregut dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e bizneset në Republikën e Kosovës.

    “Me mbikëqyrjen e përmirësuar të tregut, me shërbime profesionale për qytetarët dhe bizneset, MINT synon që tregu të funksionojë më mirë, me rregulla të barabarta, sigurojë që produktet dhe shërbimet në treg të jenë të sigurta për konsumatorët, në mënyrë që të rritet drejtësia dhe transparenca në tregun e brendshëm”, thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark