×
Show

Macet shkaktare të sëmundjes së fëmijëve me skizofreni  

Insajderi
04 March 2016 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes mbajtjes së maceve në shtëpi dhe sëmundjes së skizofrenisë. Në një studim të publikuar nga  instituti “Schizophrenia Research” në shumicën e rasteve të studiuara, macet kanë qenë pjesë e familjeve ku më vonë fëmijët e tyre janë diagnostikuar me probleme mendore si skizofrenia.

Analiza e të dhënave të sëmurëve me skizofreni ka nxjerrë se të paktën 50.6% e tyre kishin pasur një mace në shtëpi gjatë fëmijërisë.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë të papritura për studiuesit e sëmundjeve mendore, pasi një qështje e tillë është duke u trajtuar që nga viti 1990.

Studiuesit “fajësojnë” parazitin njëqelizor Toxoplasma gondii, i cili gjendet te disa mace. Ata thonë se ky parazit futet në trurin e njerëzve, ku shkakton ciste mikroskopike. Në adoleshencën e vonë, ai aktivizohet, duke bërë që të shfaqen edhe shenjat e para të sëmundjes mendore.

Një në njëqind persona preket nga skizofrenia gjatë jetës së tij. Zakonisht kjo sëmundje diagnostikohet rreth moshës 15-35 vjeç./Insadjeri.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark