×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gaza

    Insajderi
    10 November 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste me BBC i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.

    Në një intervistë ekskluzive në Pallatin Élysée, ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për bombardimet, duke thënë se në një armëpushim do të përfitonte edhe Izraeli.

    Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne i bëjmë thirrje që të ndalojë bombardimin në Gaza.

    Por ai gjithashtu theksoi se Franca “dënon qartë” veprimet “terroriste” të Hamasit.

    Franca, si Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore, e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

    I pyetur nëse donte që liderë të tjerë, përfshirë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai tha: “Shpresoj se do ta bëjnë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark