×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron s’ka frikë nga një konflikt i ri në Kosovë, pret marrëveshje me Serbinë

    Insajderi
    16 November 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar Universitetin e Lozanës në Zvicër.

    Media “24heures” raporton se gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

    “Tensionet janë qetësuar paksa tani”, deklaroi Macron.

    Ai theksoi se krerët e dy vendeve të Kosovës dhe Serbisë, duhet të pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

    Presidenti francez theksoi se ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës, por nuk beson se një gjë e tillë mund të ndodhë në Kosovë.

    “Jam i shqetësuar për këto pjesë por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macron. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark