×
  • Showbiz
  • Show

    Madonna flet pas gjendjes kritike: E lumtur që jam gjallë

    Insajderi
    31 July 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Madonna, ka falënderuar familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre pasi u shtrua në spital muajin e kaluar me një infeksion të rëndë bakterial. Ajo shtoi se ishte e lumtur që është gjallë.

    64 vjeçarja më parë tha se ishte “në rrugën e rikuperimit” pasi kaloi disa ditë në terapi intensive. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, asaj iu desh të shtynte turneun e saj shtatë mujor botëror.

    “Dashuria për familjen dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi ajo në Instagram, duke shtuar se kujdesi për fëmijët e saj ishte “ajo që kishte rëndësi”.

    “Si nënë, ju mund të kapeni vërtet nga nevojat e fëmijëve tuaj dhe duke dhënë në dukje të pafundme Por kur gjërat ishin keq, fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë”, ka thene Madonna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark