×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Magjistralja Ferizaj-Shtime në gjendje të mjerueshme, mezi kalohet nga gropat

    Insajderi
    10 April 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesë e rrugës në magjistralen Ferizaj – Shtime qe tre muaj ka mbetur e papërfunduar. Kjo ka bërë të vështirë qarkullimin me automjete për qytetarët.  

    Përpos vështirësive, atyre po iu shkaktohen edhe dëme materiale në veturat e tyre.

    Moti me shi e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e kësaj rruge pasi gropat janë mbushur me ujë.

    Udhëheqjen e këtij punimi është duke e bërë Ministria e Infrastrukturës ndërsa tenderin është duke e implementuar operatori ekonomik “Rahovica Kompani”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark