×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

    Insajderi
    18 September 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka bërë të ditur se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.

    Ai ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.

    “Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark