×
  • Showbiz
  • Show

    Majk hedh kunja ndaj Mozzikut: “Prej kohësh…”

    Insajderi
    21 March 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rep artisti, Majk ka publikuar në llogarinë e tij të TikTok-ut një video, me anë të së cilës ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

    Mungesë nuk shënuan as komentet e shumta të ndjekësve të tij, derisa kishte plot nga to që e akuzuan rep artistin “se e ka kopjuar” kolegun e tij, Mozzik.

    Majk, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha nuk ka hezituar të reagojë karshi këtyre akuzave, derisa ka thënë se në momentin që do ta kopjonte një artist shqiptar, “do të hiqte dorë nga muzika”.

    “Atë ditë që ia kopjoj tekstin një këngëtari shqiptar, e lë muzikën. Përndryshe, nuk më ka rënë në vesh prej kohësh asnjë këngë e tij, nuk është se e dëgjoj”, ka shkruar Majk në një replikim, duke hedhur kështu një “kunjë” kundrejt  Mozzik.

    Përndryshe, dyshja Majk e Mozzik deri më tani nuk kanë pasur ndonjë përplasje publike, teksa para disa kohe ata edhe e mbështesnin njëri -tjetrin në mediat sociale duke i shpërndarë projektet e reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark