×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Majk ironizoi Dafinën, reagon këngëtarja

    Insajderi
    14 December 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbrëmjen e fundit të emisionit  “Zemër Luana”,  Majk ishte njëri nga artistët e ftuar.

    Reperi mes tjerash u bë pjesë e lojës “paintball” ku duhej të qëllonte fotot e kolegëve të tij artistë.

    Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej atyre në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk.

    Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna. Megjithatë ai për këtë pyetje zgjodhi Dafinën.

    Një postim i kësaj të fundit u mor si përgjigje për Majk. Ndonëse nuk ka permend emrin e tij kanë qenë fansat që janë shprehur të bindur se kjo ishte një reagim ndaj reperit.

    “Unë nuk po frikësohem, ti je i frikësuar. Ka një ndryshim. Unë nuk jam e keqe, as agresive, jam e sinqertë dhe këmbëngulëse dhe kjo të bën mos të ndihesh rehat. Dhe nuk jam UNë që të bën mos të ndihesh rehat, por prezenca ime sfidon rehatin tënd. Nuk do jem më ‘pak’ që ti te ndihesh më mirë me veten tënde”, shkruante në postimin e Dafinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark