×
  • Sport
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Majlinda e bëri me lot edhe Rita Orën

    Insajderi
    09 August 2016 - 00:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Suksesin e madh të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” e ka përshëndetur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

    Rita ka shkruar në Instagram se momenti i triumfit të Majlindës e ka bërë shumë krenare që është shqiptare, sa që e ka bërë edhe të derdhte lot gëzimi.

    “Nuk kemi mundur kurrë të tregojmë talentin tonë, tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë e kam bërë me krenari që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që e shoh këtë! Më ka bërë të qaj, nuk mund të isha më krenare që jam kosovare! Majlinda Kelmendi, Ne të duartrokasim ty vajzë”, ka shkruar ajo.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark