Legjenda e xhudos, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e saj.
Xhudistja pejane ka arritur suksese madhore në garat evropiane dhe ndërkombëtare.
Në ditëlindjen e saj, trajneri Driton Kuka ka thënë se ajo ka gëzuar më së shumti popullin shqiptar pas çlirimit.
Ndryshe, në karrierën e saj, Majlinda ka fituar katër herë titullin e kampiones së Evropës, dy herë atë të botës dhe njëherë ishte kampione olimpike.