×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Makinat e policisë dhe një helikopter në ndjekje të “shoferit të çmendur”

    Insajderi
    10 November 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ndjekje si nëpër filma është regjsitruar mbrëmjen e djeshme në Kalifornia të SHBA-së.

    Mësohet se një person identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nuk i ka ndaluar një patrullë policie. Në këtë moment forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

    Shoferi nuk i është bindur Policisë madje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar.

    Pas ndjekje autori ka braktisur makinën e tij dhe ka vjedhur një foristradë të bardhë në një parking duke vijuar t’i largohet Policisë, e cila ishte në ndjekje të tij tashmë me përforcimeve dhe nga njësitë speciale dhe një helikopter nga ajri.

    Në video e publikuar në media duken pamjet e ndjekjes, të cilat janë regjistruar nga një helikopter i një televizioni.

    Ndjekja vazhdon deri në momentin që makina që mori në parking humbet njërën gomë dhe përplaset me një makinë të Policisë. Në këtë moment ai rrethohet nga oficerë të shumtë që bëjnë dhe prangosjen e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark