×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Makthi mbaroi, më në fund në shtëpi”, Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

    Insajderi
    19 May 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Të dashura mikesha dhe miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut të Forza Italia, Silvio Berlusconi, pas largimit të tij nga spitali San Raffaele në Milano ku qëndroi i shtruar për shkak të pneumonisë, si pasojë e leuçemisë mielomonocitare kronike.

    “Një emocion i pabesueshëm, një lehtësim i madh. Ishte një periudhë e mundimshme dhe e vështirë, por pas errësirës fitova përsëri. Falë Zotit dhe të gjithë juve që nuk më keni lënë kurrë të mungojë afërsia juaj, ngrohtësia dhe dashuria juaj, nuk u ndjeva kurrë vetëm dhe vazhdova të kem shpresë dhe besim”, ka shkruar Berlusconi.

    “Makthi ka mbaruar dhe pasi kam lexuar mesazhet e shumta përshëndetëse të marra, dua të falënderoj secilin prej jush që ka vendosur të kushtojë një mendim të dashur për mua. Rroftë jeta, gjithmonë!”, thekson lideri i Forza Italia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark