Drejtori dhe legjenda e AC Milan, Paolo Maldini ka zbuluar se Chelsea ishte tejet i interesuar për shërbimet e Rafael Leaos gjatë afatit kalimtar të veres, transmeton Insajderi.
Maldini po ashtu ka treguar se klubi italian ka përgatitur një kontratë të re për yllin portugez, i cili në dy sezonet e fundit po shkëlqen.
“Tashmë kemi filluar të flasim për kontratën e re prej disa kohësh, si me Leao ashtu edhe me Bennacer dhe Kalulu. Rinovimet mund të jenë të thjeshta ose të ndërlikuara, vullneti i lojtari ndikon shumë sepse ai e jep fjalën e fundit. Në merkaton e verës, Chelsea na dërgoi një ofertë për Leao. Ne e refuzuam pasi mendojmë se gjëja më e mirë për të është të vazhdojë të rritet këtu me ne”, është shprehur ish-kapiteni legjendar.
Milan mbrëmë mposhti Dinamo Zagrebin në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3:1 dhe Leao nuk mungoi në listën e golashënuesve, duke shënuar një gol tejet të bukur. /Insajderi/