×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maliqi: Qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur të ishin tigra në kurriz të NATO-s

    Insajderi
    08 July 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Agon Maliqi, ka reaguar për kritikat që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka përdorur ndaj Bashkimit Evropian, duke e quatjur BE-në si një “tigër prej letre”.

    Maliqi tha se BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por pyet se ku ka ironi më të madhe që një kritikë të tilël ta drejtojë një “qeveri macesh e maçokësh” që sillen si tigra në kurriz të NATO-s.

    Ai thotë se një vetëbesim i tillë është “vetëbesim i budallës” dhe sipas tij tregon mungesën e plotë të vetëdijes për imazhin e vet rrënuar në perëndim.

    BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por nuk ka ironi më të madhe se këtë kritikë t’ia drejtojë një qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur të ishin tigra në kurriz të NATO-s. Ky lloj i vetëbesimit të budallës dhe kjo mungesë e plotë e vetëdijes për imazhin e vet të rrënuar në perëndim, e ka kthyer këtë qeveri në parodi zbavitëse për vëzhguesin mesatar të huaj, dhe në “krinxh” dhe torturë të pafund për këdo me dy fije mend brenda vendit”, ka shkruar Maliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark