Prishtina dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 34 në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit ndanë pikët pas barazimit 1:1.
Ndeshja ishte mjaft interesante, pasi të dy klubet kishin objektivat e tyre.
Prishtina kërkon një vend në Evropë, Malisheva mbijetesën.
Goli i vetëm për kryeqytetasit në këtë përballje u shënua në minutën e 61’.
Mergim Pefqeli ishte heroi i prishtinasve që realizoi.
Malisheva barazoi në minutën e 82’të.
Me këtë barazim Prishtina ndodhen në vendin e pestë me 45 pikë, kurse Malisheva ka 40 pikë në vendin e shtatë.