Malisheva e ka fituar edhe ndeshjen e tretë miqësore në Antalia të Turqisë ku po qëndron për fazën përgatitore.
Skuadra kosovare kësaj radhe e mposhti 2:0 ekipin nga Kazakhistani, Kyzylzhar Sk.
Golat për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi i realizuan Mërgim Pefqeli e Hasan Hyseni.
Malisheva ndodhet tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të edicionit.
“Rriqrat” janë treguar mjaft aktiv edhe në merkaton e dimrit duke u përforcuar me disa lojtarë me përvojë në futbollin e Kosovës, përfshirë Xhevdet Shabanin, Fidan Gërbeshin, Behar Maliqin e Labinot Ibrahimin.