×
  • Sport
  • Sport

    Malisheva merr fitore në udhëtim te Drenica

    Insajderi
    29 April 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Malisheva ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Agim Zekës, që shënoi për 1-0.

    Por, festa e Drenicës zgjati vetëm, dy minuta, kur Malisheva i barazoi shifrat në 1-1 nëpërmjet Behar Maliqit që shënoi nga penalltia.

    Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe përmbysën shifrat në 2-1 me golin e Tolat, ndërsa Ronald Sobowale ishte asistues.

    Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por jo edhe efektivitet.

    Në minutën e 63-të, Drenica mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Lopez da Silva – Maranhao u ndëshkua direkt me karton të kuq.

    Ky nuk ishte kartoni i kuq i vetëm për skuadrën nga Skenderaj, pasi edhe në minutën e 90+4-të ata pranuan një të tillë, tani ishte Burim Veseli.

    Ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të malishevasve që morën tri pikët të mëdha në luftën për mbijetesë.

    Pas javës së 31-të, Malisheva gjendet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Drenica në të fundit me 23 sosh. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark