Malisheva e ka mposhtur Llapin në xhiron e fundit të elitës së futbollit të Kosovës. Në xhiron e 36-të, Malisheva fitoi me rezultatin 3:2 ndaj llapjanëve, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Me pikët e plota, Malisheva përfundon sezonin në pozitën e gjashtë me 46 pikë. Llapi një pozitë më poshtë e mbyll edicionin me 43 pikë. Drilon Fazliu kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 27-të, por Ilir Mustafa barazoi shifrat në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të dhe të 64-t shënuan Ronald Sobowale dhe Bleart Tolaj për 3:1. Erjon Morina në minutën e 75-të vendosi rezultatin final të takimit.