Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit pasi u mposht nga Rayo Vallecano me rezultat minimal 1:0. Në këtë ndeshje reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi bëri debutimin zyrtar për skuadrën e Mallorcas, shkruan Insporti.com.
Golin e fitores për skuadrën vendëse e shënoi Oscar Trejo nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 44-të.
Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në fund të saj, plotë 99 minuta.
Ylli i Kosovës zhvilloi një ndeshje të mirë, duke pas një rast të mirë për shënim.
Muriqi tentoi me kokë të gjente golin e parë me Mallorcan, por goditja e tij përfundoi mbi portën e Vallecanos.
Sipas “Sofascore” Muriqi ishte më i miri i ndeshjes, pasi u vlerësua me notën 7.3
Muriqi nuk ishte i vetmi shqiptar në këtë ndeshje, pasi në skuadrën e Vallecanos nga minuta e parë po ashtu ishte edhe Ivan Balliu.
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi po ashtu kompletoi gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 7.1.
Ylli dardan, ditë më parë kompletoi transferimin e tij nga Lazio në Mallorca në formë të huazimit deri në fund të sezonit. /Insporti.com/