×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Maloku e fiton betejën kundër Gërvallës, KPMSHCK e kthen në MPJD kryesindikalistin e diplomatëve (Dokument)

    Insajderi
    16 February 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesinikalisti i diplomatëve njëherit dimplomati i karrierës, Agron Maloku e ka fituar betejën me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konkretisht me ministren, Donika Gërvalla. Kjo bazuar në aprovimin që KPMSHCK-s i ka bërë kërkesës së Malokut, të cilin e ka siguruar Insajderi.

    Ankesa e ish-kryetarit të Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm, Agron Maloku, është aprovuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Maloku, në mënyrë të kundërligjshme ishte transferuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Komisioni në kuadër të MPJD-së në shtator të viti të kaluar kishte vendosur Malokun në listën për transferim në një ministri tjetër. Me datë 10.11.2022 ai u transferua në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e KPMSHCK-së, i cili e ka shfuqizuar vendimin e MPB-së dhe MPJD-së.

    Shfuqizohet vendimi Nr.144/2022 i datës 10.11.2022 i Departamentit për Menaxhimin e zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshëm, ndërsa detyrohet Komisioni i Ristrukturimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të nxjerrë raporte meritore lidhur me sistemin e ankuesit në pajtim me legjislacionin në fuqi si dhe pikëpamjet juridike si në arsyetim të këtij vendimi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së që të marrë verimet e nevojshme administrative për zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh”, thuhet në vendim.

    Shtatorin e viti të kaluar Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm (SHSASHJ) kishte reaguar ashpër pasi Agron Maloku, kryetar i kësaj Shoqate e kishte pranuar një vendim nga MPB përmes të cilit sistemohet në Ministrinë e Shëndetësisë, siç thuhej në kuadër të sistematizimit dhe riorganizimit të ri të MPJD-së.

    Në reagimin e tyre thuhej se, Komisioni në kuadër të MPJD-së kishte vendosur Malokun në listën për transferim në një ministri tjetër, duke i dhënë përparësi për sistematizim, siç thuhet në reagim, një zyrtari të Ministrisë së Diasporës, pa gradë diplomatike dhe pa përvojën e nevojshme në shërbimin e jashtëm.

    Shoqata Sindikale i kishte bërë thirrje menaxhmentit të MPJD-së dhe MPB-së që të shfuqizojnë këtë vendim, që sipas tyre është i kundërligjshëm dhe kishin bërë thirrje që të kthejnë kryetarin e Shoqatës në MPJD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark