×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City ofron 50 milionë për futbollistin kosovar

    Insajderi
    18 February 2016 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka është në shënjestrën e skuadrës angleze, Manchester City. Gjigantët anglezë kanë shfaqur interes të madh për mesfushorin kosovar të Monchengladbachut.

    Sipas gazetës zvicerane Blick, trajneri i ardhshëm i Cityt Pep Guardiola ka një simpati të veçantë për futbollistin i përfaqësueses zvicerane, dhe është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro që ta ketë Xhakën nën drejtim sezonin e ardhshëm.

    Në rast se ky transferim i Xhakës për në Angli realizohet, atëherë do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë shqiptar ndonjëherë dhe një nga transferimet më të mëdha në ishullin britanik po ashtu.

    Xhaka ka luajtur një rol të madh për skuadrën gjermane Monchengladbach, me të cilën renditet në vendin e 5 në Bundesligë, teksa Xhaka konsiderohet si lider i ekipit pasi është edhe kapiten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark