×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United me një këmbë në çerekfinale të Europa Ligës, e mposht me rezultat të thellë Betisin

    Insajderi
    09 March 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United ka shënuar fitore bindëse 4:1 ndaj Real Betisit në “Old Trafford”.

    Kjo ndeshje ishte e para e fazës së 1/8 së finales të Ligës së Evropës.

    Marcus Rashford kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë, para se Ayoze Perez të barazonte shifrat në të 32-tën.

    Antony riktheu epërsinë e “Djajve të Kuq” në minutën e 52-të me një gol të bukur.

    Bruno Fernandes shënoi me kokë në minutën e 58-të, kurse për epilogun e këtij takimi u përkujdes Weghorst që realizoi në minutën e 82-të.

    Kësisoj, Manchester United do të shkojë më e qetë në Spanjë javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark