Tashmë është zyrtare dhe drejtuesit e Manchester United i kanë bërë dhuratën e parë teknikut Ten Hag.
22-vjeçari është konfirmuar nga vet klubi në një postim në rrjetet sociale. Mbrojtësi i krahut të majtë është blerë nga Feyenord për 17 milionë euro duke llogaritur edhe bonueset.
Malacia është aktivizuar në 199 ndeshje me klubin holandez dhe ka shënuar 7 gola e ka dhuruar 12 asistime.