×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Manipulim me vota”, akuza ndaj kryesueses së Kuvendit Komunal në Vushtrri, kërkohet shkarkimi i saj

    Insajderi
    16 February 2024 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Devleta Deda

    Dy subjektet opozitare Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Komunën e Vushtrrisë, kanë dorëzuar kërkesë në Kuvendin Komunal për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit, Melihate Bashollit.

    Melihate Basholli, kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrisë po akuzohet nga opozita për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Në kërkesën tyre thuhet se në seancën e janarit 2024, kryesuesja e Kuvendit Komunal ka manipuluar me vota. Kështu, opozita po kërkon shkarkimin e saj.

    Kërkesa për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit po ushtrohet brenda afatit kohorë dhe statutit në fuqi për shkak të shkeljeve ligjore që kanë ndodhur në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë në seancën e janarit 2024, ku kryesuesja e Kuvendit përmes numërimit jo të sakt të votave dhe konstatimeve jo legjitime ka devijuar vullnetin e kuvendarëve në disa pika, duke shkelur ligjin”, thuhet në kërkesën e opozitës në Vushtrri.

    Këtë kërkesë e kanë nënshkruar anëtarët e Kuvendit siç shihet me statut, gjithsej 14 nënshkrime.

    Asamblisti i Kuvendit të Komunës në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, tha për Insajderin se seanca për vendimin e kërkesës së tyre për shkarkimin e Bashollit, do të mbahet me 29 shkurt të këtij viti.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me kryesuesen e Kuvendit në Vushtrri, Melihate Bashollin, për këto akuza ndaj saj, por deri në publikimin e këtij teksti, e njëjta nuk ka kthyer përgjigjje.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark