×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Manipulimi me prova” – Policia e Kosovës deklarohet rreth zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

    Insajderi
    09 December 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas tronditjes nga lajmi se nga Laboratori i toksikologjisë në Insitutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit, Policia e Kosovës ka dal me informacione.

    Lajmi për zhdukjen e provave ishte bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila e ka nën menanxhim Institutin, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, raportimi në polici është bërë nga një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Insajderi. 

    Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

    Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”, shkruan Insajderi.

    “MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022”.

    “Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti”.

    “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark