×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Manipulon sërish VV’ja- Riposton fjalimin e Kurtit kundër Pakos së Ahtisarit, të mbajtur ende pa ‘lindur’ Zajednica

    Insajderi
    08 November 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka postuar sonte një fjalim të Albin Kurtit që e kishte mbajtur para 15 viteve. Në protestën e vitit 2007 kur partia e tij protestonte kundër Pakos së Ahtisarit dhe decentralizimin e komunave që parashihej në të.

    Kurti kritikonte Pakon e Ahtisarin.

    Thoshte se mundësonte krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë që i japin llogari direkte Beogradit. Fjalimi i tij i atëhershëm nuk kishte të bënte asgjë me Asociacionin e Komunave Serbe.

    Por, Vetëvendosje anashkaloi këtë fakt.

    “Po dojnë me maru  komuna me shumicë serbe që kanë me pasë kompetenca jashtëzakonisht më shumë se komunat shqiptare. Ata kanë me pasë të drejt me drejtu universitete, me menaxhu spitale, e kjo nuk ndodh me komunat shqiptare. Tjetra është që kanë me pas të drejt me i lidh horizontalisht ndërmjete veti dhe vertikalisht me Beogradin”.

    “Dojnë me na maru diçka ngjashëm si Republika Serbe  brenda Kosovës, me na maru një kancer brenda që ka me kontrollu Serbia edhe krejt koha, nervat, energjia ka me shku tu këqyre me asimilu qat kancer edhe skemi me mujt. Edhe me bo me u bo shtet i pavarur qeky kancer nuk ka me të lënë kurrë rehat”, thoshte Kurti.

    Në fund të kësaj video të publikuar nga VV-ja, jepet edhe deklarata e djeshme e Kurtit për Asociacionin. Aty Kurti iu thotë gazetarëve se ka nënte vite që po më pyesni për Asociacionin.

    “Ju e dini shumë mirë që pyetjeve tuaja për asociacionin unë ju përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është pyetje e re kjo?”.

    Kjo për shkak se në Bruksel për krijimin e Asociacionit u dakorduan palët në vitin 2013, e jo në vitin 2007.

    Duket se zyrtarët e VV’së nuk posedojnë ndonjë video të fuqishme kur Kurti flet me tone të ashpra kundër Zajednica. Duket se për këtë arsye kanë përdorur fjalimin e Kurtit kundër Pakos së Ahtisarit që mbajtur ende pa lindur Zajednica e famshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark