×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Manjati turk i mediave: Do ta blej klubin anglez dhe do të marr lojtarë nga Turqia, flamuri ynë do të valojë në Angli

    Insajderi
    28 October 2021 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manjati i medias turke Acun Ilicali ka rënë dakord për një tarifë prej 35 milionë euro për blerjen e Hull Cityt – ndërsa ai vetë ka zbuluar muajin e kaluar se planet e tij janë që ta bëjë klubin “me përbërje turke, nga stafi i trajnerëve tek lojtarët”.

    Mediumi i këtij qyteti, Hull Daily Mail, shkuan se blera do të ndodh edhe pse ka ende disa pengesa për të bërë pranim – dorëzimin, pasi pronari egjiptian Assem Allam ka pranuar një ofertë nga Ilicali e cila do të paguhet me këste.

    Mësohet se mbi 23 milionë euro të tjera do të shtohen nëse klubi promovohet në Ligën Premier.

    Acun Ilicali dhe Arda Turan

    Ilicali, i cili filloi karrierën si gazetar dhe transmetues në Turqi në vitet 1990 përpara se të vazhdonte të themelonte kompaninë e tij të prodhimit në vitin 2004, ka shitur aksionet e tij në klubin holandez Fortuna Sittard në prill, pas një vit pasi bleu klubin.

    “Po mendoj të blej Hull City në Angli. Pala tjetër na beson. Nëse Zoti e lejon, ëndrra ime do të realizohet. Dua të valvit flamuri e vendit tonë (Turqisë) në Angli me suksesin e Hull City”.

    “Shpresoj që Hull City të përbëhet nga turqit, nga trajnerët e deri te lojtarë në të ardhmen. Qëllimi im është të krijoj një ekip që krijon një tingull në botë”, kishte thënë Ilicali në shtator.

    Acun Ilicali dhe Ali Koç, president i Fenerbahces

    Tifozët dhe pronari aktual i klubit, Allam, nuk duhet të jenë të entuziazmuar poa u mbyllur marrëveshja, pasi disa oferta për blerje kanë dështuar në të shkuarën që kur klubi doli në shitje në vitin 2014.

    Hull Daily Mail shkruan se turku ende nuk ka vënë asnjë kontakt me këshillin e qytetit të Hullit për blerjen e mundshme të stadiumit MKM, ku klubi luan ndeshjet e tyre si vendas.

    Biznesmeni egjiptian Allam e bleu Hullin në vitin 2010, duke futur miliona në klub dhe duke u kthyer në Ligën Premier në vitin 2013.

    Acun Ilicali dhe presidenti turk Recep Tayip Erdogan

    Pasi u kthye në elitë, ai njoftoi dëshiron ta quajë klubin ‘Hull City Tigers’, gjë që shkaktoi pakënaqësi të mëdha te tifozët e tyre.

    FA hodhi poshtë përpjekjen e Allam për të ndryshuar emrin e Hull në vitin 2014 dhe ai e nxori klubin në shitje në të njëjtin vit.

    Klubi u rikthyen në Champions në vitin 2015, por u rikthyen për një sezon në edicioni 2016-17, ndërsa në vitin 2020 ata ishin pjesë e League One.

    Hull City aktualisht luan në Championship

    Por pas një viti ata u kthyen në Championship si kampion, ndërsa aktualisht ndodhen në vendin e 22-të.

    Ata aktualisht nuk kanë asnjë lojtarë apo pjesëtarë të stafit nga Turqia.

    Presidenti aktual i Hull City

    Klubi thuhet se i ka borxh pronarit aktual Allam dikur mbi 45 milionë euro që i ka dhënë si huazime. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark