×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    MAPL i reagon Listës Serbe pasi tha se Qeveria ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri

    Insajderi
    25 October 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, i ka demantuar pretendimet e Listës Serbe, se Qeveria e Kosovës, ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës.

    MAPL tha se Qeveria nuk ka dhënë asnjë vendim për gërmime në varrezat ortodokse në veri.

    “Akuzat e subjektit ‘Lista Serbe’ se Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim as nga Qeveria e Republikës së Kosovës e as nga komuna për ndonjë punim të tillë”, thuhet në njoftim.

    Tutje MAPL ka sqaruar edhe mënyrën e subvencionimit për renovimin e shtëpive për komunitetet joshumicë.

    “Në anën tjetër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sqaron se në kuadër të skemës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë në Komuna, pas vlerësimit nga komisioni profesional ka përzgjedhur të financoj ndërtimin e shtëpisë për pronarin R.C”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark