×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    MAPL merr vendim për anulimin e konfirmimit për ligjshmërinë e vendimit lidhur me këmbimin  e pronave në Prishtinë

    Insajderi
    31 January 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka anuluar vendimin për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Prishtinës për këmbim të pronës komunale me pronën private.

    Në vendim e marrë para dy ditësh nga MAPL thuhet se ky vendim është marrë bazuar në të gjeturat e Komisionit për Rivlerësimin e ligjshmërisë së vendimit.

    “Autorizohet Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave i MAPL-së, të bëjë shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit Nr.01-020/04-236518/23, i miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.12.2023, sipas kritereve të përcaktuara me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Kreu X dhe Rregulloren (QRK) për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave”, thuhet në vendimin e siguruar nga Insajderi.

    Kjo ministri vendimin të cilin tash e ka anualuar e kishte marrë në fillim të këtij muaji ku kishte aprovuar kërkesen për këmbim të prones së paluajtshme të Komunës së Prishtinës.

    “Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, vlerëson që është në pajtim me dispoozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhej në vendim.

    Procesi i këmbimit të prones ishte pezulluar ditë më parë edhe nga Ministria e Financave.

    Ministria e Financave, kishte marrë vendim që të “pezullohet ekzekutimi i vendimit 01-020/04-236518/23 të dt. 26.12.2023 të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit lidhur me procedurën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i këmbimit përmes këtij vendimi të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit”.

    Lidhur me rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

    “Pasi Prokuroria e Shtetit është njoftuar nga mediumi juaj për dyshimet e ngritura në procesin e këmbimit të pronave, kemi filluar mbledhjen e informatave. Prokuroria Speciale tashmë ka filluar hetim parapenal për këtë rast”, thuhej në njoftim.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë se vetëm i kanë zbatuar vendimet e ministrive të tjera, lidhur me këmbimin e pronave.

    Sipas tij Ministria e Financave është autoriteti i vetëm që bën vlerësimin e pronave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark